
Aksident masiv në SHBA, 158 makina të përfshira, viktima e të plagosur
Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një “super mjegull” e dendur shkaktoi një aksident masiv me 158 makina pranë New Orleans. Mjegulla e dendur dhe avujt e shumta kënetore u përzien duke reduktu
Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një “super mjegull” e dendur shkaktoi një aksident masiv me 158 makina pranë New Orleans. Mjegulla e dendur dhe avujt e shumta kënetore u përzien duke reduktuar dukshmërinë për shoferët që lëviznin të hënën.
Njëzet e pesë persona u plagosën gjatë përplasjen në Interstate 55, tha policia, e cila paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet. Disa automjete morën flakë dhe u braktisën, duke lënë një gjurmë rrënojash të djegura dhe metali të prishur.
Zyrtarët thanë se autostrada ka qëndruar e mbyllur të paktën deri në mesditën e së martës. Mike Tregre, sherifi i zonës, tha se rreth 100 njerëz ishin të bllokuar dhe autobusët e shkollave po përdoreshin për t’i transportuar ata në destinacionet e tyre.

Më të fundit
Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





