
Aksident në Makoc të Prishtinës, ndërron jetë një person
Një person ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makoc të Prishtinës. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e
Një person ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makoc të Prishtinës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. INFORMACION SHTESË. Sot rreth orës 14:40, nga QKUK, jemi njoftuar se personi i lënduar ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





