Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen shtatë persona
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë. Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka treguar se në aksident janë përfshirë tri vetu
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka treguar se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






