
Aksident në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në kryqëzimin e bulevardit “Nikola Karev” me rrugën “Prohor Pçinski” në Shkup, ka marrë jetën e një 19-vjeçari. Sipas njoftimit të Ministr
Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në kryqëzimin e bulevardit “Nikola Karev” me rrugën “Prohor Pçinski” në Shkup, ka marrë jetën e një 19-vjeçari.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është regjistruar në orën 22:21 dhe në të janë përfshirë një veturë e tipit “Audi A4” dhe dy motoçikleta.
Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës “BMW”, M.F. (19) nga Shkupi. I riu është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Më të fundit
Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





