
Aksion në Vërmicë, pranga për kosovarin që dyshohet për kontrabandë migrantësh
Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar Vërmicë mes Kosovës e Shqipërisë, nën dyshimin për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”. Sipas Policisë së Kosovës, ai u kap në flagrancë rreth or
Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar Vërmicë mes Kosovës e Shqipërisë, nën dyshimin për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.
Sipas Policisë së Kosovës, ai u kap në flagrancë rreth orës 01:20, derisa po transportonte me automjet tre meshkuj, shtetas të Pakistanit.
Viktimat e rastit janë duke u trajtuar në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ky është rasti i tretë i raportuar nga policia brenda një jave për kontrabandim me migrantë në këtë pikë kufitare. Herën e parë u ndaluan dy somaleze, që kishin pranuar se hynë ilegalisht nga Shqipëria, ndërsa në të dytën u kap një kosovar që po transportonte katër shtetas të Pakistanit.
Edhe në këto dy raste, migrantët, siç thotë policia, u trajtuan sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






