RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Aksioni gueril para Kuvendit. Kovaçevski, Osmani e Mariçiq “dënohen” me nga 101 vjet burg

Gjykata e popullit i shpall fajtorë për tradhti, personin Dimitar Kovaçevski me 101 vjet burg për tradhti, personin Bujar Osmani me 101 vjet burg për tradhti dhe personin Bojan Mariçiq me 101 vjet bur

nga E.Bullaku15 korrik 202215 korrik 2022

Gjykata e popullit i shpall fajtorë për tradhti, personin Dimitar Kovaçevski me 101 vjet burg për tradhti, personin Bujar Osmani me 101 vjet burg për tradhti dhe personin Bojan Mariçiq me 101 vjet burg për tradhti.
“Aktvendim” të këtillë sollën aktivistët e Unionit të të rinjve të VMRO-DPMNE-së në aksionin e sotëm gueril.
Edhe pse numri i qytetarëve u ul në mënyrë evidente, megjithatë vazhdojnë protestat para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Qytetarët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre që Qeveria dhe Kuvendi ta hedhin poshtë propozimin francez, raportoi gazetari Martin Nikollovski.
Qytetarët nuk u besojnë fjalëve të shefes së Komisionit evropian, Ursula von der Lajen se gjuha dhe identiteti maqedonas janë të mbrojtur dhe porositën se nuk do të lejojnë që BE-ja dhe Bullgaria ta kenë Maqedoninë nën komandën e saj.
-Çfarë të mendoj, gjithçka është gënjeshtër, nuk ka çfarë për t’u menduar, gjithçka është e paramenduar. Gjithçka po zhvillohet sipas kërkesave të Bullgarisë fashiste. Ne jemi këtu, protestojmë dhe asnjëherë nuk do të pranojmë komandën e BE-së dhe Bullgarisë fashiste.
-Këtë Kuvend që e kemi për momentin, ta mos e shohim më asnjëherë, para opinionit publik dhe para institucioneve do të mbajnë përgjegjësi.
-Nuk kam besim tek asgjë, çdokujt që do të vijë në Maqedoni për të kryer terrorizëm të këtillë, turp t’i vijë. Ne jemi maqedonas dhe do të mbetemi maqedonas deri në fund!
Aktivistët e “Së Majtës” të cilët pothuajse dy javë kampojnë para qeverisë dhe kuvendit, thonë se atje do të mbeten deri më 1 shtator dhe se nuk do të lejojnë që Kushtetuta të ndryshohet.
Do të mbetemi këtu deri në shtator. Deri më 1 shtator sigurisht do të jemi këtu, kjo është e drejta jonë qytetare. Përndryshe çfarë të them më shumë, e shihni se janë së bashku, bishë me tre koka, LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI.
Protestat filluan më 2 korrik, dy ditë pasi BE-ja ua dorëzoi autoriteteve maqedonase propozimin francez. Që nga fillimi i protestave kundër këtij propozimi sipas informacioneve të MPB-së, u lënduan 54 policë, prej të cilëve 11 pësuan lëndime më të rënda, 38 persona janë arrestuar ndërsa kundër 21 persona është dorëzuar padi penale./TV21

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

46 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë