RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Prizren
🇽🇰 Kosova

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin Krajk të Prizrenit. Sipas njoftimit, disa prej të pande

nga Venera Grabanica18 dhjetor 202418 dhjetor 2024

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin Krajk të Prizrenit.

Sipas njoftimit, disa prej të pandehurve fillimisht i kishin ndërprerë rrugën njërit prej viktimave me vetura duke e sulmuar dhe shtënë në drejtim të tij. Ndërsa në rastin tjetër, viktima tjetër ishte ndjekur nga dy persona të tjerë. Pas të dyja këtyre rasteve, të pandehurit kishin hasur përsëri në viktimat dhe i kishin rrahur.

Aktakuza thotë se më 22 maj, në afërsi të tyrbes së fshatit, të pandehurit H.L., Sh.L, dhe A.L. me dashje kanë tentuar të vrasin M.Q. dhe duke rrezikuar jetën e të dëmtuarave Gj.B. dhe S.Q. si pasagjere në veturë. Sipas aktakuzës, i pandehuri A.L. u ka dalë përpara veturës që drejtohej nga i dëmtuari. I pandehuri A.L. me shufër metalike e ka thyer xhamin e përparmë të veturës, ndërsa i pandehuri Sh.L. me pistoletë “Crvena Zastava 99” ka shtënë 4-5 herë duke e goditur të dëmtuarin në të dy këmbët. M.Q. kishte arritur të ikte në drejtim të Prizrenit.

Ndërkohë, në afërsi të tyrbes së fshatit, të pandehurit tjerë I.L. dhe A.L. të pajisur me një pistoletë i janë afruar të dëmtuarit B.Q., duke e goditur me pjesën e topitur të pistoletës.

Pastaj, të pandehurit H.L., I.L., H.L., Sh.L., dhe Z.L., pas konfliktit në fshatin Krajk, i kanë ndjekur me automjete të dëmtuarit dhe pasi ishin ndalur në një pompë benzine i kishin sulmuar duke iu shkaktuar lëndime të tjera, që janë konstatuar me dokumente ligjore.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se H.L., Sh.L. dhe A.L. akuzohen për veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”, të pandehurit I.L, dhe A.L., për veprën penale “Sulmi”, të pandehurit H.L, I.L, H.L, Sh.L dhe Z.L., për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe H.L., Sh.L., I.L., për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

55 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

58 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

24 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

40 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë