RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFilm
Aktorja shqiptare thyen kufinjtë, niset për në Berlinale
🎬 Film

Aktorja shqiptare thyen kufinjtë, niset për në Berlinale

nga Gentrita Xhemajli16 dhjetor 202516 dhjetor 2025
Një tjetër emër shqiptar po hyn fuqishëm në hartën e kinematografisë evropiane. Aktorja Fatlume Bunjaku, është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në European Shooting Stars 2026, një nga programet më prestigjioze të filmit në Evropë. Lajmi është bërë i ditur nga European Film Promotion, institucioni që çdo vit, në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin – Berlinale, shpall aktorët më premtues evropianë që do të marrin pjesë në këtë platformë elitare. Fatlume Bunjaku do të jetë në mesin e dhjetë aktorëve të përzgjedhur nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët për katër ditë radhazi do të jenë në fokus të industrisë ndërkombëtare të filmit. Producentë, regjisorë, agjentë, casting directorë dhe media nga e gjithë bota do t’i ndjekin nga afër përmes intervistave, punëtorive dhe takimeve profesionale. Aktorja është nominuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, me filmin “Hana”, nën regjinë e Ujkan Hysajt, duke u vlerësuar për potencialin e saj artistik dhe perspektivën ndërkombëtare. Ky program ka qenë një trampolinë e rëndësishme për karrierën ndërkombëtare të shumë emrave të mëdhenj të kinemasë botërore. Ndërkohë, nga aktorët shqiptarë, më herët pjesë e këtij programi kanë qenë, Nik Xhelilaj në vitin 2011 dhe Arta Dobroshi në vitin 2013, duke e bërë përzgjedhjen e Fatlume Bunjakut një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare.
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
LAJMI TJETËR →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Lexo edhe

“Era” triumfon! Filmi i regjisores Parta Kelmendi fiton vendin e parë në “Cinedays Festival of European Film”
Film

“Era” triumfon! Filmi i regjisores Parta Kelmendi fiton vendin e parë në “Cinedays Festival of European Film”

10 dhjetor 2025
​“The Sun” shkruan për Fatjon Bunjakun: Kosova humbi një talent të madh
Sport

​“The Sun” shkruan për Fatjon Bunjakun: Kosova humbi një talent të madh

8 qershor 2026
“Era” prek emocionet e publikut në Shkup! Filmi i Parta Kelmendit rikthen kujtimet e viteve ’90 në Kosovë
Film

“Era” prek emocionet e publikut në Shkup! Filmi i Parta Kelmendit rikthen kujtimet e viteve ’90 në Kosovë

5 dhjetor 2025
Bullgaria fiton Eurovision 2026
Kulturë

Bullgaria fiton Eurovision 2026

16 maj 2026
Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit
Kosova

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit

12 qershor 2026
Altin Marku bëhet anëtar i Asociacionit të Gazetarëve botërorë në Gjenevë
Diaspora

Altin Marku bëhet anëtar i Asociacionit të Gazetarëve botërorë në Gjenevë

5 dhjetor 2025

Më të fundit

Të gjitha →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë