
Alarm në rrugë, një në tre vdekje gjatë vitit vjen nga aksidentet
Në orët e para të së enjtës në magjistralën Prishtinë-Mitrovicë u shënua një aksident me fatalitet. Viktimë mbeti një grua 52 vjeçare ndërsa policia bëri të ditur se të lënduar mbetën edhe pesë person
Në orët e para të së enjtës në magjistralën Prishtinë-Mitrovicë u shënua një aksident me fatalitet. Viktimë mbeti një grua 52 vjeçare ndërsa policia bëri të ditur se të lënduar mbetën edhe pesë persona të tjerë. Aksidenti i së enjtës pason një tjetër aksident me fatalitet në Komoran të Drenasit.
Lidhur me aksidentin e së enjtes, Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se ka arrestuar një person i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka vozitur veturën në shiritin e kundër të rrugës,
“I dyshuari mëngjesin e sotëm në fshatin Studime në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, në gjendje të dehur ka vozitur veturën në shiritin e kundërt të rrugës duke shkaktuar një aksident me një veturë tjetër, ku për pasojë një grua ka mbetur e vdekur, ndërkaq shoferi dhe tre pasagjerët kanë marrë lëndime serioze dhe po marrin tretman mjekësor ne QKUK.”
Për personin e ndaluar prokuroria themelore në Mitrovicë pritët të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Aksidenti i së enjtes më fatalitet është i treti brenda kësaj jave. Të martën u shënuan dy aksidente me fatalitet. Një në Komoran të Drenasit dhe një tjetër ku në Istog ku u shënuan dy viktima. Ndërkohë, në Kosovë që nga janari deri në Qershor u shënuan mbi 10 mijë aksidente. Prej tyre 45 aksidente me 46 viktima, ndërsa nga mbi 10 mijë aksidente u lënduan mbi 7400 persona.
Policia e Kosovës tha për rtv21 se në si masë për parandalimin e aksidenteve janë shtimi i gjobave.
“Policia, për të parandaluar aksidentet në trafik, në vazhdimësi analizon të dhënat rreth sigurisë në trafik, harton plane operative, bënë fushata dhe si masë parandaluese/ndëshkuese gjobitë shkelësit në trafik. Po ashtu, në vazhdimësi apelojmë tek pjesëmarrësit në trafik, në veçanti ndaj ngasësve të automjeteve, që: të respektojnë rregullat në trafik dhe të përqendrohen në ngasje të automjetit.”
Ndërkohë për statistika edhe më shqetësuese flet eksperti i fushës së komunikacionit Muhamed Krasniqi. Ai ngre alarmin se në Kosovë një në tre persona të vdekur gjatë vitit vjen si pasojë e aksidenteve.
“Vetëm nëse i referohemi raporteve zyrtare të vitieve të fundit del se 1/3 e të gjitha viktimave na vijnë nga aksidentet rrugore. Nga 100 të vdekur brenda një viti 33 persona vdesin nga aksidentet”, u shpreh Krasniqi për rtv21
Krasniqi gjithashtu ka theksuar rritjen e numrit të vet-aksidenteve duke thënë se institucionet duhet t’i edukojë fëmijët për sjelljet në komunikacion në moshë të hershme.
“Krejt Policinë e Kosovës edhe FSK-në me e qitë në rrugë se nuk mjaftojnë. Shoferët duhet me ditë që kur dalin në rrugë nuk është pronë private. Duhet të nisë në edukimi i hershëm të futet në kurrikula kombëtare sjellja në komunikacion”, deklaroi ai.
Ndërkohë të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se rrugët e Kosovës kishin shënuar shifër të përafërt të aksidenteve me fatalitet edhe vitin e kaluar. Në 6 muajt e parë të vitit 2025 nga aksidentet ishin shënuar 45 viktima./RTV21/21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






