
Ambasadorit rus në Serbi i është dhënë urdhëri për Kosovën
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, është urdhëruar që të ndërmarrë hapa konkretë për të mbështetur normalizimin e situatës rreth Kosovës. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministris
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, është urdhëruar që të ndërmarrë hapa konkretë për të mbështetur normalizimin e situatës rreth Kosovës.
Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila tha se Moska zyrtare është në pritje të reagimit të Beogradit. “Sa i përket ambasadës në Beograd, ambasadori rus në Serbi, i cili është në kontakt të ngushtë me lidershipin serb, ka marrë udhëzime për të ndërmarrë hapa konkretë të mbështetjes, që konsistojnë në normalizimin apo propozimin e mënyrave për normalizimin e situatës. Ne presim reagimin e Beogradit”, tha ajo, transmeton Sputnik.
Deklaratat e Zakharovës, vijnë pas angazhimit të SHBA-së dhe BE-së për shtendosje të situatës në Kosovë, që u përshkallëzua me vendosjen e barrikadave nga qytetarë serbë në veriun e Kosovës.
Dy të dërguarit e SHBA-së dhe të BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, qëndruan në Prishtinë e Beograd për të përçuar porosinë për zgjidhjen e situatës dhe për heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri.
Gjatë fundjavës së kaluar në veri u hodhën mjete shpërthyese mbi qendrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe shok bomba. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos nga të shtënat me armë zjarri. Ndërkohë që një ish-pjesëtar serb i Policisë së Kosovës u arrestua me dyshimet se ka hedhur mjete shpërthyese në qendrat e komisioneve komunale. Dy pikat kufitare me Serbinë u mbyllën për shkaqe sigurie, ndërkohë që policia e Kosovës, pjesëtarët e Policisë së EULEX-it dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në veri./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





