RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
AME thotë se situata pas reshjeve të sotme, është stabile dhe plotësisht e menaxhueshme
🇽🇰 Kosova

AME thotë se situata pas reshjeve të sotme, është stabile dhe plotësisht e menaxhueshme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata në nivel vendi është stabile, e qetë dhe plotësisht e menaxhueshme, pas reshjeve të shiut të ditës së sotme. AME ka bërë të ditur se Drejtoritë p

nga Gentrita Xhemajli27 korrik 202627 korrik 2026

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata në nivel vendi është stabile, e qetë dhe plotësisht e menaxhueshme, pas reshjeve të shiut të ditës së sotme.

AME ka bërë të ditur se Drejtoritë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH), kanë intervenuar me shpejtësi dhe efikasitet në të gjitha zonat e prekura.

Në Gjakovë e Rahovec, AME ka bërë të ditur se niveli i ujërave është në rënie dhe situata është nën kontroll e drejt stabilizimit. Po ashtu në Prizren e Suharekë, ka bërë të ditur se ka pasur raste të depërtimit të ujit në bodrume, objekte banimi dhe lokale afariste, por gjendja është stabilizuar.

E në Prishtinë ka njoftuar se është evidentuar grumbullim uji në Shkabaj dhe në autostradën Prishtinë – Shkup (afër Marigona Residence), ku ekipet kanë ndërhyrë për normalizim të qarkullimit.

“Strukturat e AME-së, në koordinim me Qendrën Operative të MPB-së, Policinë e Kosovës dhe autoritetet komunale, mbeten në angazhim të vazhdueshëm 24/7 dhe vijojnë koordinimin në terren. Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës si burim i vetëm zyrtar në dispozicion, i cili dërgoi parashikimin për ditën e sotme dhe ditëve ne vijim, e cila parashikon stabilizim të motit, përtej kësaj  Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi apo përkeqësimi të mundshëm të situatës”, thuhet në postimin e AME-së.

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

34 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

48 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë