RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Ankohen mërgimtarët, përballen me pritje të gjata në Merdare
🇽🇰 Kosova

Ankohen mërgimtarët, përballen me pritje të gjata në Merdare

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova. Gjatë kohës sa qëndroi ekipi i KosovaPress në pikë kalimin kufitar në Merdare, pritjet më të gjata ishin në hyrje. Q

nga Venera Grabanica5 gusht 20235 gusht 2023

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova. Gjatë kohës sa qëndroi ekipi i KosovaPress në pikë kalimin kufitar në Merdare, pritjet më të gjata ishin në hyrje.

Qytetarët u ankuan në hyrje kanë pritur deri tri orë. Sipas tyre, e njëjta situatë është edhe në dalje të Kosovës deri në tri orë.

Bashkatdhetari që jeton dhe vepron në Gjermani, Florenti tregoi për kp se ka pritur me orë të tëra në hyrje të Kosovës.

Ai foli edhe për mundësitë e kthimit në vendlindje, por me një kusht.

“Jemi ardhur nga Gjermania, kolonë ka pasur në hyrje të Serbisë. Po ashtu gati 3 orë kemi pritur edhe në hyrje të Kosovës gati 3 orë. Shumë ka pasur kolonë… Po besoj që bëhet më mirë edhe në 30-40 vjet për me u kthyer me jetua në Kosovë… (Duhet me u rregullua) Mjekësia numër një, shkollimi numër dy këto dy sene”, theksoi ai.

Të njëjtën ankesë për kolonat gjatë rrugës për Kosovë e thotë edhe qytetari nga Gjermania, Arben Raçi

“Tri orë kemi pritur, e lodhshme shumë, ia vlen me pritë, por shumë… Po që pritëm tri orë, ndoshta me pritë 20 minuta mirë kish qenë, qe 24 orë rrugë jemi”, theksoi Raçi.

Po ashtu edhe bashkatdhetari Mehmet Krasniqi thotë se kolonat i kanë shkaktuar vështirësi, por shton se për Kosovën ia vlen gjithçka.

“Po shumë edhe plus shiu na ka mundu prej Gjermanisë deri në Serbi, por për Kosovën ia vlen gjithçka përndryshe kolonat e mëdha shumë”, tha Krasniqi.

Po ashtu edhe Lirigzon Cufaj thotë se ka pasur kolona të gjata, por kanë kaluar rrugës mirë.

“Mirë kemi kaluar, kemi ardhur nga Austria, boll ka pasur kolona po kemi kaluar mirë valla, për familje për gjithçka”, Cufaj.

Në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

34 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë