RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Arrestohen 5 zyrtarë të Komunës së Tetovës

Arifi: Bëhet fjalë për një çështje të vitit 2012 Pesë persona të punësuar në komunën e Tetovës janë arrestuar. Gjithsej tetë persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria publike nën dyshimin për keqpërd

nga B.K30 dhjetor 201930 dhjetor 2019

Arifi: Bëhet fjalë për një çështje të vitit 2012

Pesë persona të punësuar në komunën e Tetovës janë arrestuar. Gjithsej tetë persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria publike nën dyshimin për keqpërdorimet e bëra për privatizime. Aksioni është realizuar me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, kurse në kërkim është edhe anëtari i Këshillit gjyqësor, Zoran Teofilovski.

“Gjatë ditës së sotme janë arrestuar pesë persona nga komuna e Tetovës, kurse një person policia ende nuk mundet ta gjejë. Bëhet fjalë për legalizim dhe privatizim antiligjor të një toke atraktive”, tha Villma Ruskoska, prokurore.

Prokuroria publike njofton se i akuzuari i parë atëkohë person përgjegjës kryetar i Shoqatës sportive nga Tetova, në mënyrë joligjore ka filluar procedurë për legalizim. Kurse njoftojnë se në mënyrë joligjore zyrtarë të tjerë të dyshuar në këtë rast kanë vijuar procedurën deri në aktin e vendimit për konstatimin e statusit juridik për objektin e ndërtuar në mënyrë joligjore.

“Në këtë mënyrë të dyshuarit kanë mundësuar që subjekti juridik të fitojë të drejtën e pronësisë mbi tokën ndërtimore me sipërfaqe prej 4410 metër katror duke e blerë atë me një çmim prej 43 denarë për metër katror apo në vlerë totale prej 188.307 denarë dhe bërë dëm të mjeteve buxhetore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 52.920.000 denarë!”, thonë nga Prokuroria Publike, raporton TV21.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se për këtë rast, fjalën e kanë organet e rendit.

“Sipas informacioneve që i kemi është çështja për një lëndë të vitit 2012-të. Për çështjet tjera normalisht fjalën e kanë organet e hetuesisë të cilët edhe sigurisht i kanë ndërmarrë këto hapa. Por dëshiroj të nënvizoj edhe njëherë se sipas informacioneve tona, bëhet fjalë për lëndë të vitit 2012-të”, u shpreh Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Ndryshe, Zoran Teofilovski është anëtarë i këshillit gjyqësorë, ai për momentin nuk është i kapshëm nga autoritet dhe sot nuk është paraqitur në seancën e këshillit gjyqësor./21Media

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
LAJMI TJETËR →
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Lexo edhe

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

11 min më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

45 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

48 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

48 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

56 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

5 orë më parë