Arrestohet 48 vjeçari që kërcënoi me armë punëtorët e ndërtimit
Policia në Shqipëri ka arrestuar një 48 vjeçar, që dyshohet se kërcënoi me armë punëtorët e një firme ndërtimi. Të dyshuarit L.L. i është sekuestruar një kallashnikov. “Shërbimet e Komisariatit të Pol
Policia në Shqipëri ka arrestuar një 48 vjeçar, që dyshohet se kërcënoi me armë punëtorët e një firme ndërtimi.
Të dyshuarit L.L. i është sekuestruar një kallashnikov.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një kompleksi, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– L. L., 48 vjeç, banues në Tufinë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, ka kanosur me armë zjarri, punëtorët e një firme ndërtimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






