Arrestohet burri i 41-vjeçares, që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Zvicër
Një grua u gjet e vdekur në një banjë në Bergdietikon të Zvicrës të dielën. Më pas policia arrestoi burrin e saj 47-vjeçar. Personi po hetohet për vrasje me dashje, rrethanat e veprës janë ende të paq
Një grua u gjet e vdekur në një banjë në Bergdietikon të Zvicrës të dielën. Më pas policia arrestoi burrin e saj 47-vjeçar. Personi po hetohet për vrasje me dashje, rrethanat e veprës janë ende të paqarta.
Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm, shkruan prokurori publik Aargau në një komunikatë për media.
Sipas informacioneve të “Tages-Anzeiger” , gruaja e vrarë është Shqiponja Isufi. 41-vjeçarja ishte e njohur për diasporën, por edhe në Kosovë, transmeton rtv21.tv.
Si rezultat i hetimeve është arrestuar një 47-vjeçar bashkëshorti i Isufit, maqedonas me origjinë shqiptare.
Në lidhje me krimin prokuroria publike në Baden ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatën e masave të detyrueshme që i dyshuari të mbahet në paraburgim./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





