
Arrestohet kandidati për deputet i PDK-së, gjatë aksionit për rrënimin e një pompe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni që lidhet me rrënimin e një pompe të derivateve. Kryez
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni që lidhet me rrënimin e një pompe të derivateve.
Kryeziu është shoqëruar nga zyrtarët policorë nën dyshimin për mosbindje ndaj urdhrit policor gjatë zhvillimit të aksionit.
Ngjarja ka ndodhur në hapësirën ku është paraparë ndërtimi i objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Lidhur me projektin, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se ndërtimi i objektit të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për funksionimin e ministrisë dhe ofrimin e shërbimeve më efikase.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, ndërsa pritet të sqarohet nëse ndaj Kryeziut do të iniciohen procedura të mëtejshme ligjore./kp

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






