
Arrestohet një person i kërkuar në Shtime
Njësitë policore të stacionit policor në Shtime kanë arrestuar sot, rreth orës 13:50 në fshatin Petrovë një person të kërkuar nga gjykata. I arrestuari L.H. (25) ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës
Njësitë policore të stacionit policor në Shtime kanë arrestuar sot, rreth orës 13:50 në fshatin Petrovë një person të kërkuar nga gjykata.
I arrestuari L.H. (25) ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale vjedhje e pyllit, për të cilën ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






