RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

“Arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, prandaj rritja e cilësisë në arsim është synim kryesor për Qeverinë”, u tha sot në takimin e Kryeministri

nga Egzona Mehmeti17 gusht 202117 gusht 2021

“Arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, prandaj rritja e cilësisë në arsim është synim kryesor për Qeverinë”, u tha sot në takimin e Kryeministrit Albin Kurti, me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Siç informoi zyra e kryeministrit, Nagavci e njoftoi Kryeministrin për përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2021/2022 në arsimin e përgjithshëm parauniversitar.
“Ofrimi i mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirje në arsim për fëmijët nga grupet e margjinalizuara, vazhdon të ketë vëmendje të veçantë. Në këtë drejtim, MAShTI këtë vit ka ndarë 200.000 euro grante për financimin e qendrave burimore.”, u bë e ditur në komunikatë.
Për të mundësuar fillimin e vitit të ri shkollor me prani fizike u theksua domosdoshmëria e vaksinimit të mësimdhënësve dhe respektimi i masave anti-COVID-19.
Kryeministri Albin Kurti, ritheksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional ka trajtim prioritar, pasi mban çelësin e progresit teknologjik dhe industrializimit si dhe shtimit të vendeve të punës. Prandaj,siç u theksua, Qeveria do të angazhohet në optimizimin e kualifikimeve të ofruara nga Arsimi dhe Aftësimi Profesional, bazuar në nevojat lokale të industrisë për të plotësuar hendekun ekzistues të shkathtësive.
“Për këtë, është bërë verifikimi i 82 kurrikulave të rishikuara me kërkesat e tregut të punës dhe me shoqatat sektoriale, në mënyrë që në vitin shkollor 2022/2023 të fillohet me zbatimin e  kurrikulave të rishikuara. Po ashtu ka filluar zhvillimi i konceptit dhe përgatitja për zbatim e arsimit dual në sektorë të caktuar me potencial të zhvillimit. Gjatë këtij viti, MAShTI do të bëjë një studim fizibiliteti që do të shërbejë si bazë për ristrukturimin e institucioneve përgjegjëse të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.”, u bë e ditur në komunikatë.
Për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë MASHTI po i financon projektet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim që do të ndihmojnë kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
“Avancimi i politikave dhe kornizës ligjore në fushën e arsimit, është një nga aspektet në të cilat është fokusuar Qeveria, prandaj aktualisht është duke u punuar në hartimin e Projektligjit për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, atë për Arsimin e Lartë, për edukimin e hershëm, për tekste shkollore si dhe një sërë udhëzimesh administrative.”, u bë e ditur tutje në komunikatën e Qeverisë./21Media

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
LAJMI TJETËR →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

46 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

48 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

48 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

57 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

5 orë më parë