RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi raportin për Ballkanin Perëndimor
🇽🇰 Kosova

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi raportin për Ballkanin Perëndimor

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi raportin për Ballkanin Perëndimor në punimet e sesionit të 68-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohen në Madrid të Spanjës, Por kjo nuk kaloi p

nga B G20 nëntor 202220 nëntor 2022

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi raportin për Ballkanin Perëndimor në punimet e sesionit të 68-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohen në Madrid të Spanjës,
Por kjo nuk kaloi pa përlpasje mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bëhet e ditur përmes një komunikate nga Kuvendi i Kosovës, fillimisht raportin e kundërshtoi udhëheqësi i delegacioinit serb, i partisë së kryetarit serb Vuçiq, në pushtet, duke pretenduar se raporti përmban të pavërteta për Kosovën, ngase nuk është shtet, duke e quajtur “Kosovo i Metohija”, si dhe duke deklaruar se “jemi duke biseduar për çështjen e statusit të Kosovës”. Gjithashtu, duke pretenduar që bazat ushtarake ruse në Serbi janë për qëllime humanitare, se nuk ka tension të nxitur nga Serbia etj.
Pas kërkesës së tij, Asambleja ia kaloi fjalën kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Hyseni, i cili argumentoi se pretendimet e delegacionit serb, respektivisht kryetarit të këtij delegacioni, janë tërësisht të pavërteta. Ai tha se Kosova është shtet sovran, i shpallur në vitin 2008 e i njohur nga 117 shtete të botës.
Për më tepër ai theksoi se pavarësia e saj është vërtetuar edhe nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë.
“ Hyseni vazhdoi duke potencuar faktin që vetëm pak zyrtarë serbë akoma Kosovës i drejtohen me emrin “Kosovo i Metohija”, por në fakt Kosova është vetëm Kosovë. Sa u takon bazave ruse në Serbi, Hyseni sqaroi se nuk bëhet fjalë për baza për qëllime humanitare, por ato janë baza ushtarake, të shumta në numër, e një pjesë e madhe e tyre janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën. Ai tha se Serbia është duke u armatosur me armë ruse dhe kineze.”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu Hyseni shtoi se i gjithë tensioni në veri të Kosovës eshte produkt i influencës dhe ndikimit që Beogradi ka tek minoriteti serb që jeton në veri të Kosovës.
Pas fjalës së kryetarit të delegacionit nga Kosova, raporti u hodh në votim, dhe përpos dy abstenimeve, të gjitha votat tjera ishin PRO, që do të thotë se asnjë nga deklarimet e kryesuesit të delegacionit serb nuk u morën parasysh.
Mbështetje të madhe në këto diskutime Kosovës i dha anëtarja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar,  Harriett Baldwin, duke bërë thirrje për njohje të realitetit në Kosovë dhe duke ftuar shtetet anëtare të NATO-s për njohje të shtetësisë së Kosovës.
Gjithashtu gjatë sesionit të djeshëm, kryetarja e delegacionit të Shqipërisë, Mimi Kodheli, njëherësh nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në diskutimin e saj të zhvilluar në Komisionin Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, iu drejtua ministrit për Punë të Jashtme, Evropë dhe Bashkëpunim të Spanjës, Albares, me kërkesën e Shqipërisë për të adresuar çështjen e Kosovës nën një perspektivë të re nisur nga marrëdhëniet e bashkëpunimit të hershëm që kanë karakterizuar Spanjën me rajonin e Ballkanit.
Në përgjigje, ministri Albaros tha se Spanja mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e rajonit.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Driton Hyseni, kryesues dhe Xhavit Haliti, anëtar, janë duke zhvilluar takime me delegatët pjesmarrës dhe janë duke marrë pjesë në diksutimet, të cilat në këtë sesion janë të fokusuara në partneritetet e NATO-s, te e ardhmja e politikës së dyerve të hapura, duke përfshirë diskutimet për pranimin e Finlandës dhe Suedisë, diskutimet për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, përshtatjen dhe modernizimin më të gjerë, qëndrimin me Ukrainën dhe përballjen me kërcënimin e Rusisë, e çështje të tjera me rëndësi./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë