
Atentat me tritol, një person humb jetën
Tronditet Saranda. Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në prag të mesnatës në qytetin bregdetar ku një automjet është hedhur në erë. Për pasojë vritet me eksploziv në automjet 58-vjeçari Isuf J
Tronditet Saranda. Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në prag të mesnatës në qytetin bregdetar ku një automjet është hedhur në erë.
Për pasojë vritet me eksploziv në automjet 58-vjeçari Isuf Jacaj në Sarandë. Viktima rezulton ishte një person me precedentë penalë dhe baba i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”.
Klaus Jacaj është përfshirë në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, ku Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.
Në korrik një person vendosi eksploziv në automjetin e Klaus Jacaj, duke e shkatërruar plotësisht mjetin./oranews

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





