RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Banka Botërore për 18 vjet ka investuar 400 milionë dollarë në Kosovë

Përmes mbi 30 projekteve, përfshirë edhe fonde të mirëbesimit dhe donacione, Banka Botërore ka investuar në Kosovë Banka Botërore që nga viti 1999, ka investuar në Kosovë përafërsisht 400 milionë doll

nga RTV217 shtator 20177 shtator 2017

Përmes mbi 30 projekteve, përfshirë edhe fonde të mirëbesimit dhe donacione, Banka Botërore ka investuar në Kosovë

Banka Botërore që nga viti 1999, ka investuar në Kosovë përafërsisht 400 milionë dollarë, përmes mbi 30 projekteve, përfshirë edhe fonde të mirëbesimit dhe donacione. Kështu u tha në një takim në mes ministrit në detyrë i Financave, Agim Krasniqi dhe drejtoreshën e re Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder, e cila ka pranuar detyrën e saj në korrik të këtij viti.

Me këtë rast, Krasniqi uroj Van Gelder për pozitën e re dhe gjithashtu i shprehi asaj frymën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional që Kosova ka zhvilluar me Bankën Botërore ndër vite. “Kemi arritur avancime të konsiderueshme në shtetndërtim deri më tani. Sigurisht që palë e rëndësishme në përmbushjen e prioriteteve zhvillimore qeveritare ka qenë dhe do mbetet bashkëpunimi me Bankën Botërore.“ u shpreh Ministri Krasniqi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Kosova si shtet me qasje në fondet IDA (kredi me kushte të buta) të Bankës Botërore, synon të absorbojë maksimalisht ato për zbutjen e papunësisë, varfërisë përmes investimeve në projekte që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”.

Ndërsa, drejtoresha Van Gelder duke falënderuar ministrin Krasniqi për pritjen gjithashtu, theksoi rëndësinë e rolit të Ministrisë së Financave në bashkëpunimin me Bankën dhe ndër të tjera shprehi vlerësimet e saja të larta për angazhimin e vazhdueshëm të Ministrit për një bashkëpunim të frytshëm me Bankën Botërore dhe implementimin e suksesshëm të projekteve. “Në këtë takim gjithashtu u bë e ditur se që nga viti 1999 Banka Botërore ka investuar ose menaxhuar në Kosovë përafërsisht US$ 400 milionë, përmes mbi 30 projekteve, përfshirë edhe fonde të mirëbesimit/donacione. Projektet kryesisht kanë qenë në fushat si energjia, arsimi, bujqësia, kadastra, shëndetësia dhe siguria e ujit. Portfolio e tanishme përbën 7 projekte aktive, në shumën totale US$161 milionë, përfshirë këtu edhe dy projektet (Financim Shtesë për Projektin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport), të cilat duhet t’i prezantohen Kuvendit për ratifikim”, thuhet në një komunikatën e Ministrisë së Financave.

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

8 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë