
BE hap negociatat me Ukrainën e Moldavinë, Gjeorgjia merr statusin e kandidatit
Këshilli Evropian ka vendosur sot të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa Gjeorgjia ka marrë statusin e vendit kandidat. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në rrje
Këshilli Evropian ka vendosur sot të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa Gjeorgjia ka marrë statusin e vendit kandidat.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në rrjetin social X, tha se Gjeorgjia ka marrë statusin e vendit kandidat.
Ai ka bërë të ditur se BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje e Hercegovinën sapo të arrihen kriteret e anëtarësimit, duke ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.
“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, shkruan Michel.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur






