RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
BE kërkon nga Qeveria hapa konkret për themelimin Asociacionit
🇽🇰 Kosova

BE kërkon nga Qeveria hapa konkret për themelimin Asociacionit

Bashkimi Evropian përmes konkluzave që pritet të miratohen javën e ardhshme në Këshill i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e Brukselit si parakusht për përafrim të

nga Kaltrina Berila14 dhjetor 202414 dhjetor 2024

Bashkimi Evropian përmes konkluzave që pritet të miratohen javën e ardhshme në Këshill i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e Brukselit si parakusht për përafrim të të dyja vendeve me Bashkimin Evropian. Kosovës i kërkohet të ndërmarr hapa konkret për themelimin e Asociacionit. Por, në partinë në pushtet Vetëvendosje thonë se çdo insistim për themelimin e Asociacionit i shkon për shtati Serbisë.

Bashkimi Evropian pritet që të martën e javës së ardhshme t’i miratojë konkluzionet në Këshill sa i përket zgjerimit të unionit. Në konkluza veç tjerash pritet që t’i kërkohet Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel. Në veçanti Kosovës i kërkohen hapa urgjent për themelimin e Asociacionit.

“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draft-statutit, të cilin palëve ua ka paraqitur lehtësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja“.

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga Vetëvendosje, Driton Hyseni, tha se Serbisë i konvenon që të flitet vetëm për themelimin e Asociacionit. Ai kërkoi nga BE-ja që t’i bëjë presion më të madh Serbisë e cila, siç tha, po e shkel marrëveshjen.

“Unë konsideroj se Kosova ka shpreh gatishmërinë dhe vullnetin më të lart në këtë drejtim me qëllim që ne të progresojmë në këtë fushë që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore. Është Serbia ajo që po e shkel marrëveshjen. Ajo është e interesuar vetëm për Asociacionin. Ky ka qenë insistim i vazhdueshëm i ndërmjetësuesit në dialog Lajçakut. Një insistimi të tillë ne i jemi përgjigjur me racionalitet, për arsye se ju e dini se në pikat e marrëveshjes e adreson çështjen e një vetmenaxhimi të komunave me shumicë serbe, por nuk kemi parë vullnet nga ana e Serbisë për ta implementuar marrëveshjen”, ka thënë Hyseni për rtv21.

Ish-gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ngriti shqetësimin e se Bashkimi Evropian mund të vështirësojë kushtëzimet e Kosovës në rrugën integruese nëse Qeveria nuk i zbaton obligimet ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit.

“Obligimet ndërkombëtare duhet t’i përfundojmë për shkak se ato shkojnë duke u vështirësuar edhe masat pastaj janë më të rënda. Ne Asociacionin e kemi obligim ndërkombëtar, po ashtu edhe kombëtar sepse ka kaluar edhe në Parlament. Cdo ligj që miratohet në Prlament duhet të zbatohet nga Qeveria”, ka thënë Kryeziu.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, vlerëson se përmes miratimit të konkluzioneve Bashkimi Evropian po i bënë presion Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Sipas tij, BE-ja ka vendosur kusht themelimin e Asociacionit me heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Absolut po, mendoj se masat që ju kanë vënë Kosovës kriteri kryesor ka qenë për shkaqe politike. Dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese dhe shtensionimin e situatës në veri duke kthyer legjitimitetin e kryetarëve të komunave që kryesisht do të bëhët përmes zgjedhjeve lokale”, tha Sadiku.

Kryeministri Albin Kurti ka hedhur poshtë draft-statutin evropian për themelimin e Asociacionit. Ai ka thënë se hartimi i draftit është e drejtë e Kosovës./RTV21/21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

4 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

6 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

15 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

35 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

58 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë