RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Behrami: Do bëjmë koalicion me LDK-në dhe AAK-në, por jo me VV-në
🇽🇰 Kosova

Behrami: Do bëjmë koalicion me LDK-në dhe AAK-në, por jo me VV-në

(Lajm i përditësuar) Behrami: Do bëjmë koalicion me LDK-në dhe AAK-në, por jo me VV-në Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se partia e tij do dalë fituese e

nga Venera Grabanica23 dhjetor 202523 dhjetor 2025

(Lajm i përditësuar)

Behrami: Do bëjmë koalicion me LDK-në dhe AAK-në, por jo me VV-në

Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se partia e tij do dalë fituese e zgjedhjeve dhe do të ketë kontroll mbi zgjedhjen e partnerëve të koalicionit.

Ai theksoi se PDK preferon të bëjë koalicione me parti që kontribuojnë në liri dhe zhvillim shtetëror, duke përfshirë LDK-në dhe AAK-në, por jo me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Për herë të parë, PDK-ja do të jetë në pozicion që të zgjedhë vet partnerët e koalicionit. Në këtë pozicion, ne preferojmë të bëjmë koalicione me parti që kanë hise në liri dhe në ndërtimin e shtetit. Ne preferojmë më shumë LDK-në, AAK-në dhe partitë e tjera, por jo me VV-në,” tha Behrami.

Behrami: Kurti nuk e kupton matematikën, nuk duhet me marrë seriozisht

Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami në ”Click” të RTV21 duke kritikuar Albin Kurtin tha se qytetarët e Kosovës nuk mund ta marrin seriozisht atë për shumë tema. Sipas Behramit, gjatë pesë viteve të qeverisjes së tij, Kurti ka tentuar të mbajë popullin nën varësi dhe frikë.

“Është vërtetuar që ai nuk ka lidhje me kry me metematike dhe këtë e ka treguar edhe në Podujevë. Kur flet Albini për statistika dhe përqindje, është më mirë ta mos e marrësh seriozisht, ashtu si për temat e tjera. Për pesë vite, ai është munduar që popullin ta mbajë nën varësi dhe nën terrorin e luftës,” tha Behrami.

Behrami: Qytetarët duan një lider serioz, jo batuta e “rima” të Kurtit

Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Albin Kurti, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk e marrin seriozisht për shkak të sjelljes së tij dhe fokusit në shfaqje të lehta publike.

Sipas Behramit, Kosova ka nevojë për një lider të përkushtuar dhe serioz.

“Qytetarët, kur e shohin se Albin Kurti është i urtë, nuk i besojnë as kur është i urtë, as kur fyen, as kur bën batuta, e aq më pak kur përpiqet të bëjë ‘rima’. Për rima ka reperë, dhe unë besoj se Kurti nuk mund t’i konkurrojë ata. Kosova nuk ka nevojë për fenomene të TikTok-ut; qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një lider serioz,” tha Behrami.

Behrami: Kurti po bie masivisht, edhe votuesit e tij janë lodhur

Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se po shihet një rënie e dukshme e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës, pas disa vitesh përballje me qeverisjen aktuale, janë të zhgënjyer dhe të lodhur nga, siç tha ai, mungesa e stabilitetit politik.

“PDK-ja kurrë nuk ka dalë më mirë në zgjedhje. Ju e keni parë një rënie masive të Kurtit dhe të VV-së dhe, për herë të parë, qytetarët e Kosovës, që prej 5–6 vitesh janë ballafaquar me pafuqinë e tij, e kanë kuptuar se ky njeri nuk është i aftë as të krijojë qeveri,” tha Behrami.

Ai tutje ka shtuar “Qytetarët janë lodhur. Edhe ata që dikur e kanë votuar Albin Kurtin janë lodhur nga dramat dhe nuk kanë më fuqi”.

Behrami: Edhe Albin Kurti i beson Bedri Hamzës

Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami, në ”Click” të RTV21 tha se Bedri Hamza ka vulën në të gjitha projektet madhore ekonomike dhe se besimi ndaj tij ka qenë i përgjithshëm, përfshirë edhe atë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

“Të kritikosh Bedri Hamzën për ekonomi është sikur të thuash diçka absurde, sepse ai është ministri i vetëm që ka trashëgimi në çdo projekt madhor të Kosovës. Të gjitha projektet e mëdha e mbajnë vulën e Bedri Hamzës.
Albin Kurti jeton në një botë virtuale, sepse kur ia heq syzet virtuale, kthehet te Kuvendi, ku thoshte se për ekonomi i beson Bedri Hamzës. Të gjithë i besojnë Bedri Hamzës – edhe Albin Kurti i beson Bedri Hamzës,” tha Behrami./RTV21/21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

37 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

50 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

23 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë