RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Beqaj: Kryeministri e ka filluar temën e dinarit për përfitime elektorale
🇽🇰 Kosova

Beqaj: Kryeministri e ka filluar temën e dinarit për përfitime elektorale

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një takim të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjes së dinarit. BE-ja po kërkon zgjidhje të shpejtë dhe të përkohshme për t’i hapur rrugë zbatimi

nga Kaltrina Berila9 prill 20249 prill 2024

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një takim të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjes së dinarit. BE-ja po kërkon zgjidhje të shpejtë dhe të përkohshme për t’i hapur rrugë zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Në Qeveri thonë se Serbia po synon që të ketë rol vendimmarrës për rregulloren e BQK-së gjë e cila sipas përfaqësuesve të pushtetit është e papranueshme.

Bashkimi Evropian planifikon që të ulë Koosvën dhe Serbinë në tavolinën e bisedimeve për të zgjidhur çështjen e dinarit mbi një propozim të ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak. BE-ja sërish nuk dha ndonjë hollësi të këtij propozimi por zëdhënësi i saj, Peter Stano, në një përgjigje për RTV21 tha se palët duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve.

“Meqenëse, palët nuk mund të kapërcenin dallimet e tyre në propozimet e tyre origjinale, Lehtësuesi i BE-së paraqiti ide mbi të cilat mund të bazohej një zgjidhje e përkohshme. U ra dakord me palët që diskutimet e mëtejshme do të bazohen në idetë e paraqitura nga BE-ja. Emisari i BE-së planifikon të ftojë Palët sërish në javët e ardhshme. Le të kujtojmë se një zgjidhje e përkohshme duhet të arrihet pa vonesa të mëtejshme dhe duhet të negociohet një zgjidhje e përhershme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit”, tha Stano.

RTV21 merr vesh se propozimi i emisarit Lajçak është pothuajse i ngjashëm me propozimin e guvernatorin të BQK-së, Ahmet Ismaili, i cili e kishte paraqitur në janar të këtij viti në Bruksel. Në këtë propozim flitet për mënyrat e transfereve të parave që bëhen nga Serbia për serbët e Kosovës që duhet të duhet të bëhen përmes kanaleve zyrtare bankare duke mos shkelur ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Me propozimin e të dërguarit të BE-së, Lajçak ishte pajtuar kryenegociatori Besnik Bislimi, por jo edhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga VV Driton Hyseni, tha se Serbia po insiston që të ketë vendimmarrje në rregulloren e BQK-së gjë e cila nuk do të pranohet nga Kosova.

“Serbia po tenton me çdo kusht të ketë rol vendimmarrës, ne e kemi përsëritur vazhdimisht se një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur. Serbia duhet ta kuptoj se Kosova është shtet dhe rregulloret duhet të jenë të zbatueshme në tërë territorin e saj. Pala serbe duhet të hap rrugë”, tha Hyseni për rtv21.

Ndërkohë, partitë opozitare vlerësojnë se Qeveria po e përdor dinarin për përfitime elektorale. Deputeti i partisë më të madhe opozitare PDK, Hajdar Beqa, e quan të paaftë Qeverinë që të traojë temat në mënyrën e duhur.

‘’Kryeministri këtë temë e kanë filluar për të përfituar në arenën e brendshme, por fatkeqësisht kemi humbur në arenën ndërkombëtare”, tha Beqa.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, kërkon nga Qeveria t’i njoftojë deputetet për përmbajtjen e takimeve në Bruksel për dinarin.

‘’Po e shohim mos seriozitetin e Qeverisë Kurti se bënë çka donë vet dhe jo të diskutojë me partitë opozitare. Është e rëndësishme të ketë një diskutim paraprak përpara se të vendoset për dinarin”, tha ajo.

Sidoqoftë, çështja e dinarit mori pothuaj muaj për t’u diskutuar në dialogun në Bruksel dhe Bashkimi Evropian ka kërkuar nga të dyja palët që të të bëjnë marrëveshje mbi bazën e një kompromisi./RTV21/21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

50 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

36 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë