Biden: Rusia dëshiron që Ukraina të pushojë së ekzistuari
Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se lufta e Rusisë ka të bëjë me shuarjen e së drejtës së Ukrainës për të “ekzistuar si shtet, si popull”. “Pak para se të pushtonte, Putini pohoi, dhe unë citoj, “
Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se lufta e Rusisë ka të bëjë me shuarjen e së drejtës së Ukrainës për të “ekzistuar si shtet, si popull”.
“Pak para se të pushtonte, Putini pohoi, dhe unë citoj, “Ukraina u krijua nga Rusia””.
“Dhe tani ne shohim sulme në shkolla, stacione hekurudhore, spitale… dëshmi edhe më të tmerrshme të krimeve të luftës të Rusisë”, shtoi Biden.
Presidenti amerikan i referohet gjithashtu varrit masiv të zbuluar së fundmi në Izyum, për të cilin ai tha se “tregonte shenja torture”, transmeton rtv21.tv.
Ai thotë se lufta e Rusisë ka të bëjë me shuarjen e të drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si shtet./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





