RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Bie çmimi i grurit, por jo edhe i bukës
🇽🇰 Kosova

Bie çmimi i grurit, por jo edhe i bukës

Çmimet e produkteve të grurit nuk do të bien. Buka në shumicën e furrave të Kosovës shitet me çmimin 50 cent. Në treg çmimet e grurit kanë rënë për 20 deri në 30 për qind, por shoqatat e mullistëve të

nga Venera Grabanica24 prill 202324 prill 2023

Çmimet e produkteve të grurit nuk do të bien. Buka në shumicën e furrave të Kosovës shitet me çmimin 50 cent.

Në treg çmimet e grurit kanë rënë për 20 deri në 30 për qind, por shoqatat e mullistëve të Kosovës thonë se aktualisht çmimet e bukës nuk do të bien, madje kanë paralajmëruar rritjen e tyre. Kryetari i shoqatës së mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu thotë se rënia e çmimit të grurit në tregun botëror do të duhej të reflektonte edhe në çmimin e bukës.

“Cmimi i drithërave ka pësuar rënië që nga fillimi i muajit mars dhe me sinqeritetin me të madh e them që kjo ulje e çmimit të drithërit duhet të ndikoje edhe në produktet e tjera. Nëse furrëtarët e përdorin energjinë elektrike për pjekse, mund të ndikojë edhe kjo në një shtrenjtimin tjetër të  bukës  por sa i përket përpunimit të miellit, energjia elektrike ëshë një problem”, tha Zejnullahu.

Rrittja e çmimit të bukës ka shkaktuar pakënqësi tek qytetarët. Me pagat e dobëta rritja e çmimeve është e papërballueshme tha një qytetar, Bislim Ademi.

“Nuk është e arsyeshme. Pensionet dhe pagat, të gjitha të dobëta…Është e papërballueshme, jo vetëm buka por edhe shumë artikuj ushqimorë”, theksoi ai.

Që prej dy javësh Zyra e Rregullatorit të Eenergjisë ka rritur për 15 për qind çmiin e enertgjisë elektrike dhe rrjedhimnisht kjo ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera. Kryetari i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se qeveria e Kosovës duhet ta rregulloje çmimin e bukës në treg në mënyrë që t’i mbrojë konsumatorët nga ngritja e vazhdueshme e çmimeve.

“Po, dëmtohet qytetari konsumator, familja konsumatorë. Duke e pasur parasysh faktin se ne si popull jemi buke ngrënës, pra na pelqn buka. Pra, standardet na kanë imponuar si artikull kryesor ta kemi bukën. Ne nga kjo jemi dëmtuar edhe më parë sepse shumë pak i është kushtuar rëndësi dhe natyrisht kur një gjëje i kushtohet pak rëndësi, vjen një momentum kur të ngjet në fyt  dhe ky momentum po ia ngjet për fyti qeveris, por edhe ministrive të tjera sepse na kanë zënë gafil. Duhet të kemi ulje të çmimit, pra të shumicës së komponentëve që bëjnë pjesë në bukë”, tha Kaçniku.

Profesori Imer Rusinovci thotë se Kosova është e detyruar që të importojë grurë nga jashtë, pasi sipërfaqja në vend është e pamjaftueshme për nevojat e popullit. Ai theksoi se edhe ato pak fermerë që kultivojnë grurë nuk subvencionohen nga qeveria dhe si pasojë ka edhe mungesë të grurit vendor.

“Kosova edhe sot e kësaj dit karakterizohet me pamjaftueshmëri të prodhimit vendor dhe në një formë një sasi e madhe e kontigjentëve të caktuara të drithërit ose miellit të grurit vjen nga importi. Kjo për pasojë krijon laramani  në tregun vendor përdersa çmimi i grurit si artikullin më strategjik e përcakton berza ndërkombëtare. Në berzë ndërkombëtare ka ra çmimi i grurit dhe në këtë konotacion në nuk mund të ndikojmë sepse jemi vend i vogël. Demotivimi i fermerëve në zonat e thella rurale, invazioni i madh i popullatës drejt qendrave urbane ka shkaktaur çrregullime të mëdha në tregun vendor, pra në produktet strategjike”, tha Rusinovci.

Kosova sasinë më të madhe të grurit e importon nga shtetet e rajonit, përkatësisht nga Serbia dhe vendet e tjera fqinje./21Media

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

39 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

1 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë