RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Bie importi i automjeteve në Kosovë

Si pasojë e pandemisë në vendin tonë, është shënuar rënie e konsiderueshme e importit të automjeteve me rreth 30 përqind. Ndonëse gjatë kësaj periudhe, Kosova ka rënie të importit në përgjithësi për

nga Kaltrina Berila9 gusht 20209 gusht 2020

Si pasojë e pandemisë në vendin tonë, është shënuar rënie e konsiderueshme e importit të automjeteve me rreth 30 përqind.

Ndonëse gjatë kësaj periudhe, Kosova ka rënie të importit në përgjithësi për produkte të ndryshme që kanë ndikuar direkt edhe në arkëtimin e të hyrave nga Dogana me një rënie prej 12 përqind.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se gjatë pandemisë rreth 2500 automjete janë importuar më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai thotë se sikurse në gjithë botën, edhe në Kosovë për automjetet e përdorura impakti është më i madh në import.

“Kosova nuk ka mundur me i ikë trendit global të zvogëlimit të tregut të automjeteve. Në gjithë botën ka pasur ulje drastike të veturave të cilat janë shitur. Derisa tek ne kjo është reflektuar me një ulje të konsiderueshme. Për automjetet e reja rënia ka qenë nga 2100 sa janë shitë deri në fund të korrikut, këtë vit kemi rënë në 1500 copë automjete ose rënia ka qenë rreth 30 përqind automjete më pak të reja. Ndërsa për automjetet e përdorura impakti është edhe më i madh. Rreth 2500 automjete kemi më pak të importuara gjatë kësaj kohe të pandemisë, që do të thotë ka rënie mbi 20 përqind në të dy këto fusha. Nëse më herët kemi pasur rreth 11 mijë automjete të importuara gjatë shtatë muajve të parë të vitit, tani kemi vetëm 8500 automjete. Ka një rënie prapë të vazhdueshme të automjeteve”, theksoi ai.

Zëdhënësi Stavileci ka thënë se importi për automjete kryesisht dominohet nga bendet evropiane ose Gjermania, i cila prinë me eksportin e veturave drejt Kosovës.

Sa i përket të hyrave nga Dogana, ai ka thënë është një rënie e konsiderueshme me mbi 70 milionë euro deri tash.

“Gjatë kësaj periudhe ne kemi rënie të importit në përgjithësi të produkteve të ndryshme. Kjo ka ndikuar direkt edhe në arkëtimin e të hyrave. Nëse merret si periudhë krahasuese 2019 me 2020 vërehet se rënia e të hyrave është rreth 12 përqind më pak se viti i kaluar. Në vitin e kaluar kemi pasur të hyra deri në korrik rreth 660 milionë euro , tani kemi rreth 580 milionë euro. Që do të thotë rënia është mbi 70 milionë euro që është një rënie konsiderueshme, e cila varet edhe nga konsumi”, theksoi ai.

Kujtojmë se me masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, janë mbyllur edhe tregjet e automjeteve./kp

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

21 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë