RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
🇽🇰 Kosova

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Ka shënuar rënie numri i nxënësve në arsimin parauniversitar dhe e studentëve në arsimin e lartë. Kështu bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e të dhënave mbi statistika

nga Gentrita Xhemajli13 qershor 202613 qershor 2026

Ka shënuar rënie numri i nxënësve në arsimin parauniversitar dhe e studentëve në arsimin e lartë. Kështu bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e të dhënave mbi statistikat e arsimit për vitin shkollor dhe akademik 2025/2026. Derisa sipas këtij raporti, ka një rritje të lehtë të numrit të fëmijëve në çerdhe dhe institucionet parashkollore.

Sipas ASK-së, numri i fëmijëve të përfshirë në çerdhe dhe parashkollor gjatë vitit shkollor 2025/2026 arriti në 35 mijë e 948, ose 1 mijë e 910 më shumë krahasuar me vitin paraprak, kur ishin regjistruar 34 mijë e 38 fëmijë.

Nga numri i përgjithshëm, 24 mijë e 422 fëmijë apo 67.9 për qind vijojnë edukimin në institucionet publike, ndërsa 11 mijë e 526 ose 32.1 për qind në ato private.

Në anën tjetër, ASK njofton se numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka rënë në 198 mijë e 639, nga 208 mijë e 515 sa ishte një vit më parë. Prej tyre, 194 mijë e 314 ndjekin mësimin në sektorin publik, ndërsa 4 mijë e 325 në atë privat, përcjell KosovaPress.

“Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2025/2026 ishte 198 639, prej tyre në sektorin publik ishin 194 314 ose 97,8 % dhe në sektorin privat 4 325 ose 2,2 %. Ndërkaq, në vitin shkollor 2024/2025 numri i nxënësve ishte 208 515, prej tyre në sektorin publik ishin 199 190 ose 95,5 % dhe në sektorin privat 9 325 ose 4,5 %”, thuhet në raportin e ASK-së.

Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja në sektorin publik është rritur në përqindje, ndërsa sektori privat ka shënuar ulje të numrit të nxënësve krahasuar me vitin shkollor 2024/2025.

Rënie është evidentuar edhe në arsimin e mesëm të lartë. Gjatë vitit shkollor 2025/2026 janë regjistruar 62 mijë e 85 nxënës, kundrejt 63 mijë e 551 sa ishin një vit më parë.

Në shkollat publike vijojnë mësimin 56 mijë e 892 nxënës ose 91.6 për qind e totalit, ndërsa në ato private 5 mijë e 193 nxënës apo 8.4 për qind. ASK vlerëson se, megjithëse numri i përgjithshëm ka rënë, sektori privat ka shënuar një rritje të lehtë të pjesëmarrjes.

Sipas raportit, rënie e lehtë është regjistruar edhe në arsimin e lartë. Numri i studentëve për vitin akademik 2025/2026 ishte 64 mijë e 671, krahasuar me 64 mijë e 817 në vitin paraprak.

Nga ta, 34 mijë e 208 studentë apo 52.9 për qind studiojnë në universitetet publike, ndërsa 30 mijë e 463 ose 47.1 për qind në kolegjet private.

Krahasuar me vitin 2024/2025, universitetet publike kanë më pak studentë, ndërsa institucionet private të arsimit të lartë kanë shënuar rritje të numrit të regjistrimeve.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë