Bllokohen 42 ton banane që po futeshin në Shqipëri
Këto banane vinin nga Kosta Rika Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 41.7 tonë banane të prishura që po futeshin në Shqipëri. Ngarkesa e bananeve vinin nga Kosta Rika, ndërkohë që ka qenë trupa
Këto banane vinin nga Kosta Rika
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 41.7 tonë banane të prishura që po futeshin në Shqipëri.
Ngarkesa e bananeve vinin nga Kosta Rika, ndërkohë që ka qenë trupa inspektuese e DRAKU në Durrës ajo që ka konstatuar se produkti ka qenë i prishur.
Pas bllokimit të sasisë së bananeve të prishura, AKU është shprehur se do të kryhen të gjitha procedurat për ta kthyer mallin në vendin e origjinës, raporton vizionplus.
Ndërkohë, ky institucion është shprehur se do të jetë gjithnjë në krah të qytetarëve, ndërsa ka ftuar këta të fundit të denoncojnë çdo rast që cenon sigurinë e tyre ushqimore.

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





