“BNE” shkroi historinë, preku “Legends Stage” në CS:GO
Ekipi kosovar, “Bad News Eagles” shkroi sot historinë, pasi që preku fazën finale të CS:GO, duke kaluar në “Legends Stage” apo ndryshe e njohur si “faza e legjendave”. Në garën për të arritur deri te
Ekipi kosovar, “Bad News Eagles” shkroi sot historinë, pasi që preku fazën finale të CS:GO, duke kaluar në “Legends Stage” apo ndryshe e njohur si “faza e legjendave”.
Në garën për të arritur deri te kjo fazë, “BNE” mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 ekipin brazilian “MIBR”.
Fillimisht, “BNE” e hapi përballjen e sotme me humbje në “Nuke”, me ç’rast u mposht me rezultat 13:16.
“BNE” arriti të rikthehej në lojë, me ç’rast “Ancient” e mbylli me epërsi të lartë 16:8, kështu duke u barazuar me fitore, respektivisht 1:1.
Ndeshja e fundit e “Bad News Eagles” ishte në “Vertigo”, ku edhe u sigurua kualifikimi tutje. “BNE” mposhti “MIBR” me shifrat 16:10, kështu duke siguruar fitore me rezultat 2:1 brenda tre raundeve.
Me këtë fitore, “BNE” tani kaloi në “Legends Stage”, ku do të përballet me skuadrat më të forta të PGL Major Antwerp në CS:GO.
Më i miri i ndeshjes ishte rigoN me një notë mesatare 1.41, ku regjistroi 75 vrasje, ndërsa 58 herë ishte i vdekur.
Në anën tjetër, te brazilianët më i miri ishte chelo, i cili u vlerësua me notën 1.18, ndërsa regjistroi 64 vrasje dhe 56 vdekje.

Më të fundit
Të gjitha →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar





