
Bora në Kosovë, disa rrugë vështirë të kalueshme
Reshjet e dendura të borës në Kosovë kanë bërë që sot rrugët të jenë vështirë të qarkullueshme. Magjistralja Prishtinë-Podujevë ishte vështirë e kalueshme nga bora e dendur që po vazhdon të bie. Kjo r
Reshjet e dendura të borës në Kosovë kanë bërë që sot rrugët të jenë vështirë të qarkullueshme.
Magjistralja Prishtinë-Podujevë ishte vështirë e kalueshme nga bora e dendur që po vazhdon të bie.
Kjo rrugë deri në orën 9:00 nuk ka qenë e pastruar nga kompanitë e pastrimit.
Megjithatët, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës thonë se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe autostradat janë kalueshme.
Sipas kësaj ministrie, rruga Podujevë-Kërpimeh, është e kalueshme, por qarkullimi po zhvillohet me vështirësi
“Pas reshjeve të fundit të borës në vendin tonë, të gjitha rrugët Nacionale, Rajonale dhe Autoudhët janë të kalueshme. Sa i përket rrugës Podujevë-Kërpimeh, është e kalueshme por qarkullimi po zhvillohet me vështirësi. Kontraktorët nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë qenë aktive pothuajse gjatë tërë natës, menaxheret e MMPHI gjithashtu janë në terren dhe duke e menaxhuar me mjaft sukses situatën”, ka thënë MI.
Kjo ministri i ka rekomanduar shoferëve të tregojnë përkujdesje të shtuar gjatë ngasjes së veturave.

Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





