
Borë dhe shi gjatë javës së ardhshme në Kosovë
Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me shi dhe me borë, kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sipas njoftimit, të hënën, në viset e ulëta do të ketë reshje shiu dhe vranë
Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me shi dhe me borë, kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, të hënën, në viset e ulëta do të ketë reshje shiu dhe vranësira, ndërsa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Ndërsa, gjatë së martës, parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobësim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje.
“Të mërkurën, mot kryesisht i vranët, por i qetë. Të enjten, i ngjashëm me ditën e mërkurë, por më i ftohtë. Të premten mot i vranët dhe me kushte për reshje bore”, thuhet në njoftimin e Institutit
Gjatë këtyre pesë ditëve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet deri në 8 gradë./21Media

LAJMI TJETËR →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Më të fundit
Të gjitha →
Futboll
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
4 orë më parë

Showbiz
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
4 orë më parë

Kosova
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
4 orë më parë

Kosova
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
5 orë më parë




