
Britania e shqetësuar me refuzimin e kërkesës së prokurorëve serbë për t’u kthyer në punë
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas dekretit të presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu, përmes së cilit u liruan nga detyra të shtatë prokurorët serbë, të cilët patën dhënë dorëheqje në fund të 2022-s
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas dekretit të presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu, përmes së cilit u liruan nga detyra të shtatë prokurorët serbë, të cilët patën dhënë dorëheqje në fund të 2022-s.
Vendimi i Haxhiut është marrë një ditë pasi Këshilli Prokurorial e ka refuzuar kërkesën e tyre për t’i tërhequr dorëheqjet e gati katër vjetëve më parë.
Në reagim, Mbretëria e Bashkuar ka thënë se janë të shqetësuar me këtë zhvillim dhe ka bërë thirrje për integrimin e popullsisë shumetnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë.
“Ne e kemi mirëpritur reagimin e vazhdueshëm të organeve përkatëse profesionale, të cilat e kanë njohur rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë ndaj sistemit të drejtësisë. Prandaj, jemi të shqetësuar për zhvillimet e kësaj jave. Ne bëjmë thirrje për integrimin e popullsisë shumetnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë, me qëllim forcimin e besimit të publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në reagim.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





