
Celine Dion nga Parisi: Ka ende shumë gëzim në botë për t’u jetuar…
Këngëtarja Celine Dion është shfaqur mëse e lumtur që është rikthyer në Paris pas shumë kohësh, për shkak të Lojërave Olimpike. Ylli i madh i muzikës pritet të bëjë një rikthim të madh në skenë, pas g
Këngëtarja Celine Dion është shfaqur mëse e lumtur që është rikthyer në Paris pas shumë kohësh, për shkak të Lojërave Olimpike. Ylli i madh i muzikës pritet të bëjë një rikthim të madh në skenë, pas gati tre vitesh mungesë.
Në një postim në Instagram, Dion shfaqet në Luvër dhe mbishkrimi i postimit: Sa herë që kthehem në Paris, më kujtohet se ka ende shumë bukuri dhe gëzim në botë për të jetuar. E dua Parisin dhe jam shumë e lumtur që jam kthyer! Faleminderit miqve tanë të mrekullueshëm në Muzeun e Luvrit!
Ndër të tjera ajo është fotografuar edhe përballë skulpturës së Fitores së Samotrakës në muze. Sipas Page Six, konfirmohet lajmi se ajo do të këndojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






