RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaShëndetësi
Çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë pasi keni ngrënë
💚 Shëndetësi

Çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë pasi keni ngrënë

Ndonëse tundohemi të bëjmë shumë gjëra pasi kemi ngrënë ushqim, ekspertët rekomandojnë të mos e bëni këtë. Shpesh bëjmë palestër, ose flemë menjëherë pas një vakti të ngopshëm. Megjithatë, kjo cilësoh

nga Gentrita Xhemajli17 dhjetor 202417 dhjetor 2024

Ndonëse tundohemi të bëjmë shumë gjëra pasi kemi ngrënë ushqim, ekspertët rekomandojnë të mos e bëni këtë.

Shpesh bëjmë palestër, ose flemë menjëherë pas një vakti të ngopshëm. Megjithatë, kjo cilësohet si një dukuri problematike që s’duhet ta bëni. Përveç këto dy zakone, ekzistojnë disa veprime të tjera që nuk duhet të bëni pasi të keni ngrënë.

Këtu kemi listuar disa prej tyre.

Shmangni ngrënien e frutave

Sipas dietologes, Manisha Chopra, frutat e freskëta janë ushqimet më të shëndetshme. Por, kur i hani pas ngrënies, ato përzihen me ushqimin e konsumuar dhe kufizojnë përthithjen e tij. Kjo mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe gjithashtu të ndryshojë vlerën ushqyese të ushqimit që po konsumoni.

Shmangni pirjen e cigareve

Kjo është një nga gjërat më të këqija që mund t’i bëni trupit tuaj.

“Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Ne tashmë e dimë se sa i dëmshëm është për trupin tonë, por pirja e duhanit menjëherë pas një vakti është në fakt 10 herë më keq. Cigaret përmbajnë lëndë kancerogjene që mund të përkeqësojnë sindromën e zorrës së irrituar dhe madje të çojnë në kolit ulceroz”, paralajmëroi Manisha.

Shmangni gjumin

Nëse ju pëlqen gjumi pas një vakti, atëherë është koha të mos e bëni këtë, sepse sipas ekspertit, është një zakon i dëmshëm.

Në thelb, kur flini pasi keni ngrënë vaktin tuaj, lëngjet tretëse të prodhuara nga stomaku ngrihen dhe shkaktojnë urth. I gjithë procesi i tretjes ndikohet.

Shmangni dushin

Mos bëni dush pas ngrënies. Kur bëni dush pas ngrënies, gjaku nxiton në lëkurë për të rregulluar temperaturën e trupit, gjë që mund të çojë në probleme me tretjen pasi tretja ka nevojë për shumë energji.

Shmangni ushtrimet

Ushtrimi menjëherë pas ngrënies mund të prishë procesin tuaj të tretjes. Mund të përjetoni edhe të vjella, fryrje stomaku dhe lëvizje të lirshme.

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

17 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë