RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Çmimi aktual dhe ai mesatar i energjisë elektrike në dhjetë vitet e fundit
🇽🇰 Kosova

​Çmimi aktual dhe ai mesatar i energjisë elektrike në dhjetë vitet e fundit

Çmimi mestar i energjisë elektrike ka arritur nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit në Kosovë. Ndërkohë, paralajmërohet sërish për rritjen e mundshme të çmimit të rrymës nga 1 prilli i vitit 2025.

nga Venera Grabanica1 mars 20251 mars 2025

Çmimi mestar i energjisë elektrike ka arritur nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit në Kosovë. Ndërkohë, paralajmërohet sërish për rritjen e mundshme të çmimit të rrymës nga 1 prilli i vitit 2025.

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE thonë se kompanitë energjetike KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike. KosovaPress mëson nga burimet e saj brenda ZRRE-së, se këto kompani kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike nga 1 prilli.

Kujtojmë se nga prilli i vitit 2023, deri më 31 mars 2024 konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovat në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës ishte 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, çmimi ishte prej 14.45 centësh, ose mbi 100 për qind më shtrenjt krahasuar me vitin 2013.

Ndërkohë më 2 prill 2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRrR) kishte marrë vendim për lirim simbolik të çmimit prej 8 për qind për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë si dhe për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind. Ky vendim erdhi si rrjedhojë uljes së çmimit të rrymës për import.

Sipas ZRrE-së, pas këtij vendimi, tarifat për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë, që nënkupton se nga 14.45 centë për kilovat, ata do të paguajnë 13.29 centë për tarifën e ditës, dhe nga 6.81 centë në 6.26 centë për tarifën e natës.

Sipas raportit vjetor të ZRrE-së, më 2023 për kategorinë e konsumatorëve familjar çmimi mesatar i energjisë elektrike është 7.12 centë për kilovat, që është më i lartë për 15.93 për qind se në vitin 2022 kur ka qenë 6.14 centë për kilovat, ndërsa për konsumatorët jo-familjar çmimi mesatar i energjisë është 9.36 centë kilovat që është më i lartë se çmimi mesatar në vitin 2022 kur ka qenë 9.27 centë për kilovat.

Dhjetë vjet më herët, në vitin 2013, çmimi mestar i rrymës për familjar ishte 5.15 centë për kilovat, ndërsa, 7.21 centë për ata jo-familjarë.

Ndërsa, sipas rregullatorit të energjisë, çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët familjar dhe jo-familjar për dhjetë vitet e fundit, çmimet nuk përfshijnë TVSH-në.

Tarifa e natës, më e lirë, vlen në orarin 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

6 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

8 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

17 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

37 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

1 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë