RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
Çmimi i naftës rritet më shumë se 4% – A pritet të ketë rritje të çmimit edhe në Kosovë?
💼 Biznes

Çmimi i naftës rritet më shumë se 4% – A pritet të ketë rritje të çmimit edhe në Kosovë?

Më 22 nëntor 2024, çmimi i naftës ka shënuar një rritje të ndjeshme prej më shumë se 4%, duke arritur nivele të reja të larta. Kjo rritje e papritur është ndikuar nga zhvillimet e fundit në krizën ndë

nga Kaltrina Berila22 nëntor 202422 nëntor 2024

Më 22 nëntor 2024, çmimi i naftës ka shënuar një rritje të ndjeshme prej më shumë se 4%, duke arritur nivele të reja të larta. Kjo rritje e papritur është ndikuar nga zhvillimet e fundit në krizën ndërkombëtare, veçanërisht nga tensionet që vazhdojnë të përshkallëzohen mes Rusisë dhe Ukrainës, me paralajmërimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për mundësinë e një konflikti global.

Në bursën amerikane, çmimi i naftës u rrit me 0.34%, duke arritur në 70.44 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta u rrit me 17 cent, ose 0.32%, duke arritur në 74.55 dollarë për fuçi. Ekspertët e tregut sugjerojnë se kjo rritje vjen si rezultat i një kombinimi faktorësh, përfshirë zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e Britanisë për të lejuar Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar brenda territorit rus.

Por si varijojnë çmimet e derivative në Kosovë ka treguar për portalin rtv21.tv kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Ai ka thënë se sot çmimet e derivateve në tregun kosovar sillen përafersisht: disel 1.18 cent deri në 1.28 cent, Benzina 1.20 deri 1.29 cent.

“Këto çmime në tregun kosovar janë mbi dy muaj. Ka pasë lëvizje në berz po çmimet me pakicë deri sot nuk kanë levizë. E saktë është se ka rritje në berz po te ne nuk ka levizje të çmimeve. Qytetart tanë janë duke u shërbyer me çmime më të ulëta ne regjion përveç Maqedonisë Veriore. Sot çmimet në Shqipëri janë: diseli 1.87 cent, benzina 1.88 cent. Çmimet në Serbi: diseli 1.79 cent, benzina 1.80 cent Për standardin tonë qytetart tonë çmimi real kishte me qenë 1 €. Por, çmimi nuk e dikton as Qeveria as shoqata e Naftëtarve por çmimin e përcakton berza. Ka një javë që ka rritje në berz, ndërsa çmimet në tregun kosovar janë stabile”, ka thënë Berjani për portalin rtv21.tv.

Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara edhe në Kosovë.

Sipas kryetarit të naftëtarëve të Kosovës, vetëm brenda një dite Kosova importon përafërsisht 3 milionë litra derivate.

“Import ditor ka përafërsisht 100 autobota ose tre milionë litra përafërsisht. Kryesisht importi bëhet nga Shqipria”, ka thënë Berjani.

Si ndikojnë çmimet e naftës tek konsumatorët

Nafta bruto është malli më i rëndësishëm strategjik në botë. Ka mbi 4000 nënprodukte të naftës dhe çmimi i saj ndikon pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe në çdo sferë të jetës sonë.
Andaj, rritja e çmimeve të naftës kontribuon në kosto më të larta të transportit që mund të rezultojë në rritjen e çmimeve të mallrave.

Për më tepër, duke rritur çmimet e energjisë në përgjithësi, rritja e çmimeve të naftës kontribuon në nivele më të larta inflacioni që ushqejnë fuqinë blerëse të konsumatorëve.

Sipas projeksioneve të stafit të Eurosystem, “një rritje prej 1% e çmimeve të naftës do të nënkuptonte një rënie të nivelit të prodhimit potencial të zonës së euros prej rreth -0,02% në afat të mesëm”./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

29 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

50 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë