Covid-19, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit, 66 raste pozitive
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person i prekur me Covid-19, derisa janë konfirmuar 66 raste të reja. Rastet pozitiv
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person i prekur me Covid-19, derisa janë konfirmuar 66 raste të reja.
Rastet pozitive sipas Institutit janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778.
“Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.”, informoi IKSHPK./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





