
“Dardanët” e rinj mposhten nga Gjeorgjia
Kombëtarja e Kosovës në basketboll në grupmoshat U20 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore. “Dardanët” e rinj luftua
Kombëtarja e Kosovës në basketboll në grupmoshat U20 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
“Dardanët” e rinj luftuan deri në fund të ndeshjes, ku edhe treguan paraqitje solide, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar humbjen nga Gjeorgjia.
Gjeorgjia mposhti Kosovën me 10 pikë epërsi, respektivisht 70:80 (23:16, 9:18, 17:21, 21:25).
Te Kosova u dalluan Jon Ukaj me 16 pikë e gjashtë asistime, Dion Sheqiri me 17 pikë e shtatë kërcime dhe Visar Ejupi me 16 pikë dhe shtatë kërcime.
Përballja e radhës për “Dardanët” e rinj është nesër (të dielën) kundër Suedisë me fillim nga ora 16:00.
Rezultati final i ndeshjes, 80:70 në favor të Gjeorgjisë.

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





