RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Dëmet nga breshëri në vlerë mbi 1 milion euro

Shkalla e dëmit të shkaktuar nuk ka qenë e njëjtë në tërë zonën e prekur Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në kulturat

nga RTV217 qershor 20177 qershor 2017

Shkalla e dëmit të shkaktuar nuk ka qenë e njëjtë në tërë zonën e prekur

Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore nga breshëri i datës 23 maj 2017, ka dalë me raport zyrtar për dëmet e shkaktuara, dhe sipas këtij komisioni dëmet janë në vlerë prej 1 milion e 160,754.80 euro.
Anëtarët e komisionit fillimisht kanë vizituar zonat e atakuara nga breshëri për të parë shkallën e dëmit të shkaktuar dhe në cilat kulturat bujqësore është shkaktuar demi. Përmes programit qe posedon Departamenti i Vreshtarisë dhe i Verërave ne Rahovec është përgatitur harta, nga e cila është nxjerr sipërfaqja e vreshtave të prekura nga breshëri, numri i vreshtave dhe kultivarët e rrushit.

Gjithashtu përmes programit të LPS-së, të gjithë fermerët të cilët kane aplikuar për subvencionimin e kulturave bujqësore të cilat kultivohen në këtë zone të prekur nga breshëri, është nxjerr sipërfaqe dhe kultura të dëmtuara.
Shkalla e dëmit të shkaktuar nuk ka qenë e njëjtë në tërë zonën e prekur dhe varësisht sipas kulturave kjo shkallë ndryshon. Në tabelën e mëposhtme do të paraqesim përqindje e demit të shkaktuar dhe vlerën për secilën kulture bujqësore dhe vlerën totale të dëmit nga breshëri.

Konstatim:

Komisioni konstaton se;

Në sipërfaqet me vreshta prej 334.69 ha, shkalla e dëmit të shkaktuar është  nga 40 – 90%, vlera e dëmit 760.331€, në tabelë janë të paraqitura edhe kulturat tjera bujqësore, sipërfaqet, përqindja e dëmit të shkaktuar sipas kulturave si dhe  vlera totale e dëmit të shkaktuar nga breshëri të datës 23.05.2017.

Vlera totale e dëmeve nga breshëri është 1,160,754.80 €

Dëme nga breshëri ka pasur edhe në kultura lavërtare si në misër dhe grurë, por këto dëme kanë qenë më të ulëta dhe nuk janë marr për vlerësim.

Anëtarët e komisionit:

1.Nysret Shala, kryesues, DBPZHR,

2.Sylejman Bala, anëtar; DVV,

3.Asllan Mazreku, anëtar; DEZH.

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

23 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë