RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Dëmet nga masat e BE-së “rreth 300 milionë euro”
🇽🇰 Kosova

Dëmet nga masat e BE-së “rreth 300 milionë euro”

Kosova është në pritje të raportit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për hapat që ka bërë në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave ndaj saj. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvend

nga Kaltrina Berila15 qershor 202415 qershor 2024

Kosova është në pritje të raportit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për hapat që ka bërë në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave ndaj saj. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pret rekomandim pozitiv në raportin e Borrell për heqjen e masave, opozita ndërkaq shprehet skeptike. Oda Ekonomike e Kosovës ndërkaq vlerëson se masat ndëshkuese të BE-së i shkaktuan dëm rreth 300 milionë euro

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pritet që javën e ardhshme t’ia dorëzojë raportin vendeve anëtare të BE-së për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave ndaj saj. Bashkimi Evropian ende nuk bërë të ditur se kur saktësisht do të dorëzohet ky raport.

Por, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, thotë se është koha që BE-ja ta ketë të qartë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen.

“Pritshmëritë janë për heqjen e masave nga BE-ja ne presim nga raporti i Borrel të ketë një rekomandim të qartë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës masat e tilla ishin të pavenda të paarsyeshme.. BE duhet t’i vendos masa për mosrespektim të marrëveshjes dhe jokonstruktivitet në dialog është Serbia. Institucionet janë duke bërë maksimumin në drejtim të shtrirjes së ligjshmërisë në pjesën e veriut zyrtarët e BE-së do të donin të ishin të kënaqur me këtë angazhim të qeverisë dhe jo të përbënte shqetësim. Dhe nuk konsiderojë se të tilla veprime që kanë bazë në ligje në kushtetutën e vendit mund të përbëjnë një argument për këdo qoftë t’i zgjatet afati i masave apo të ketë qëndrim kundërshtues janë disa projekte që parashihen të ekzekutohen masat i pengojnë por konsideroj që ajo çka në masë të madhe mund të vonojë është aplikimi i IPA fondeve që parashihen në 2024.
Por referuar zhvillimeve të fundit dhe raportit të Borrel i cili besoj javën e ardhshme do të trajtohet dhe merr epilog përfundimtar do ta kemi një situatë kur BE-ja do ta ketë të qartë se këto masa duhet të hiqen. I takon gjitha sintijneve dhe neve si deputet të bëjmë gjithçka në drejtim të sqarimit të situatës sic është në te rren dhe ta paraqesim me argumente të qatta se gatishmëria e institucioneve është drejt funksionimit më të mirë të rendit dhe ligjit”, ka thënë për rtv21 Driton Hyseni nga Vetëvendosje.

Në AAK ndërkaq shprehen skeptik për një vendim të BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës duke thënë se nëse masat nuk hiqen fajin kryesor e ka Qeveria e Kosovës.

“Sa i përket heqjes së masave nga BE-ja mendoj që qeveria e Kosovës nuk ka treguar vullnet të koordinimit. Me faktoret kyç të BE-së dhe mu për këtë në kemi sanksione nga BE-ja por besoj se do të dominon ajo që Kosova nuk duhet të sanksionohet për një kryeministër një qeveri sepse qytetarët janë ne pyetje me teper ka dominuar kokëfortësia e tyre sesa koordinimi dhe interesi i qytetarëve . Lutem që BE-ja ta ketë parasysh qytetarin e Kosovës. …Mirëpo nëse shohim veprimet e qeverisë nuk pres diçka pozitive. Atëherë kësaj qeverie si mbetet tjetër përpos të jep dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje. Nëse nuk hiqen faji kryesor dhe kryefjala e kësaj çështjeje është kryeministri”, ka thënë Pal Lekaj për rtv21.

Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se që nga vendosja e masave e deri më tani Kosova u dëmtua me rreth 300 milionë euro.

“Dëmet në dy rrugë në çështje e imazhit të Kosovës dhe materiale projekte që s’kemi pasur mundësi t’i marrim si projekte kapitale shifrat janë rreth 300 milionë deri me që janë publike. Shpresoj të hiqen sepse do të ishte lajmi më i keq për biznesin e investimet e huaja dhe ekonominë e Kosovës”, ka thënë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Raporti, jozyrtarisht ishte paraparë të publikohej të martën e kësaj jave, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi, një ditë më parë tha se dorëzimi i raportit është shtyrë me kërkesën e disa vendeve anëtare duke shtuar se në të rekomandohet heqja e masave për Kosovën./RTV21/21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë