
Deputeti ukrainas: Kosova është Evropë
Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) ku po diskutohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë or
Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) ku po diskutohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Dua të përgëzoje Kosovën. Jam i sigurt që do të ketë vendim pozitiv dhe Kosova e meriton 100 për qind. Është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë ne. Sepse, bota e lirë duhet të bëhet bashkë. Bota e lirë duhet të jetë e bashkuar. Tiranitë e perandoritë po përpiqen të bëjnë hakmarrje. Shikojeni çka po ndodhë. Putini po përpiqet ta rindërtojë perandorinë ruse… Shikojeni çka po ndodhë në Ballkan, ku Rusia po përpiqet t’i hedhë benzinë zjarrit, të ketë luftëra të tjera. Ky hap është kundër kësaj… Kosova duhet të jetë anëtare e KiE, anëtare e BE-së. Kosova është Evropë dhe kjo është e vërtetë”, ka thënë Goncharenko.

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





