RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dëshmitare sekrete në gjykimin e Sekiraqës, seanca mbyllet për publikun

Gjykimi ishte i mbyllur edhe herën e parë Gjykimi ndaj Enver Sekiraqes për nxitje në vrasjen e policit, Triumf Riza u mbyll përsëri për publikun. Në këtë gjykim pritej të dëgjoheshin dy dëshmitare emr

nga Venera Grabanica22 janar 201922 janar 2019

Gjykimi ishte i mbyllur edhe herën e parë

Gjykimi ndaj Enver Sekiraqes për nxitje në vrasjen e policit, Triumf Riza u mbyll përsëri për publikun. Në këtë gjykim pritej të dëgjoheshin dy dëshmitare emrat e të cilave nuk u bënë të njohur për të pranishmit në sallë.

Arsyet për mbylljen e seancës sipas gjyqtarit, Shashivar Hoti ishin se gjykimi ishte i mbyllur edhe herën e parë kur këto dy dëshmitare kishin dhënë dëshminë.

“Gjykimi është i mbyllur për publikun pasi edhe në shqyrtimin gjyqësor ku janë marrë në pyetje këto dy dëshmitarë gjykimi ka qenë i mbyllur”, tha gjyqtari Shashivar Hoti.

Me mbylljen e seancës u pajtua edhe Prokurori Special, Haki Gecaj. “Unë pajtohem që seanca të jetë e mbyllur ngase edhe në gjykimin e kaluar është respektuar kjo kërkesë”, tha Gecaj.

Mirëpo, edhe përkundër se seanca u mbyll për të gjithë të pranishmit, trupi gjykues bëri një përjashtim nga kjo rregull.

Trupi gjykues e lejoj praninë e monitoruesve të EULEX-it, në seancë me arsyetimin e misionit që e kanë, ndërsa monitoruesit e BIRN-it i largoi nga salla.

Kjo nuk është hera e parë që kjo gjykatë në këtë mënyrë vendos standarde të dyfishta pasi edhe në gjykimin e kaluar ndaj Enver Sekiraqës e edhe në seancën dëgjimore për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjykata kishte vepruar në të njëjtën mënyrë, duke e lejuar praninë e monitoruesve ndërkombëtarë të EULEX-it, ndërsa duke e mbyllur seancën për monitoruesit vendorë të BIRN-it.

Enver Sekiraqa për akuzat e nxitjes së vrasjes së Triumf Rizes në vitin 2016 ishte dënuar me 27 vjet burg. Rasti u kthye në rigjykim pasi Gjykata e Apelit e gjeti të mbështetur ankesën e mbrojtjes, Kosovare Kelmendi.

Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim. Për vrasjen e policit Riza, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë Triumf Rizën në vitin 2007 në lagjen ‘Santea” më Prishtinë. /kallxo.com

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

35 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

49 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë