
“Dhomë për Kujtime të Pabëra” vazhdon të jetë e hapur në Galerinë e Ministrisë
Ekspozita “Dhomë për Kujtime të Pabëra” e artistit Luan Bajraktari, kururar nga Hana Halilaj vazhdon të jetë e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. Sipas njoftimit të GMK-së, ekspozita do të va
Ekspozita “Dhomë për Kujtime të Pabëra” e artistit Luan Bajraktari, kururar nga Hana Halilaj vazhdon të jetë e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Sipas njoftimit të GMK-së, ekspozita do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri më 27 janar 2023.
“Dhomë për Kujtime të Pabëra” prezanton një vepër të komisionuara me autor Luan Bajraktarin, i cili e tjetërson galerinë në një dhomë dite ndërtuar me orendi dhe pajisje shtëpiake të vjetra.
Ekspozita synon të vërë në pikëpyetje strukturat institucionale e, përmes kësaj, të krijojë një hapësirë që fton për reflektim dhe dialog.
Siç bëhet e ditur në njoftim, ekspozita tërheq vëmendjen te kujtimet e sendërtuara në objekte e hapësira dhe shqyrton eksperiencat hapësinore si shenjuese të klasave shoqërore dhe ekonomike./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






