RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Diaspora në Kosovë, kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
🇽🇰 Kosova

Diaspora në Kosovë, kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë me Serbinë po shënohen vonesat më të gjata për qytetarët që po hyjnë në Kosovë, këtë të diel. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar

nga Gentrita Xhemajli19 korrik 202619 korrik 2026

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë me Serbinë po shënohen vonesat më të gjata për qytetarët që po hyjnë në Kosovë, këtë të diel.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 14:20, kalimi në këtë vendkalim zgjat deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin 70 deri në 80 metra.

Ngarkesë më e madhe vërehet edhe në Han të Elezit dhe Muçibabë, ku qytetarëve u duhet të presin deri në 20 minuta. Në Han të Elezit kolona është rreth 100 metra, ndërsa në Muçibabë arrin në rreth 300.

Në Jarinjë koha e pritjes është 15 deri në 20 minuta, ndërsa në Kullë dhe Merdarë lëviz nga 10 deri në 15.

Në Vërmicë procedurat zgjasin 5 deri në 15 minuta, me kolonë rreth 60 metra, ndërsa në Bërnjak kalimi realizohet brenda 5 deri në 10 minutash.

Në Glloboqicë, Mutivodë dhe Stançiq qytetarët kalojnë kufirin për 3 deri në 5 minuta, ndërsa qarkullimi më i shpejtë është në Qafë të Morinës dhe Qafë të Prushit, ku procedurat përfundojnë për vetëm 1 deri në 2 minuta.

Sa i përket daljes nga Kosova, në shumicën e vendkalimeve kufitare nuk ka vonesa të theksuara dhe kalimi zgjat kryesisht 3 deri në 5 minuta. Më shumë kohë nevojitet në Kullë, deri në 10 minuta, si dhe në Vërmicë, ku pritja është 5 deri në 10 minuta.

Ndërkohë, për automjetet e rënda nuk raportohen kolona apo vonesa të konsiderueshme në asnjërën prej pikave kufitare.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

5 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

8 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

16 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

36 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

59 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë