
Digjet një automjet i policisë
Një automjet i Policisë së Kosovës është djegur sot në fshatin Shkabaj të Obiliqit. Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka
Një automjet i Policisë së Kosovës është djegur sot në fshatin Shkabaj të Obiliqit.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
”Sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj , një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





