RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

DnV: Të rishikohet vendimi i KQZ-së për dizajnin e fletëvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot diskutoi lidhur me dizajnin e fletëvotimeve, duke përfshirë edhe atë të propozuar nga shoqëria civile. Me propozim të Këshillit të Operacioneve Zgjedhore, anëtarët e

nga E.Bullaku2 shtator 20212 shtator 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot diskutoi lidhur me dizajnin e fletëvotimeve, duke përfshirë edhe atë të propozuar nga shoqëria civile. Me propozim të Këshillit të Operacioneve Zgjedhore, anëtarët e KQZ-së votuan kundër dizajnit të ri për përdorim në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Votimi i anëtarëve të KQZ-së për anashkalimin e dizajnëve të reja u arsyetua duke u thirrur në afatet e shkurtra, memorizimin e fletëvotimit aktual nga ana e votuesve, ndryshimet e mëdha në dizajnin e ri dhe hutinë që mund të shkaktohet tek votuesit.
Demokracia në Veprim, përmes një komunikate tha se ddizajni i ri, me iniciativë të shoqërisë civile, ishte përpiluar nga një grup ekspertëve të fushës, si dhe ishte testuar me 1,200 qytetarë – duke rezultuar në përqindje më të vogël të fletëvotimeve të pavlefshme.
“I njëjti dizajn kishte edhe përkrahjen e Sekretariatit të KQZ-së. Gjithashtu, afatet e zgjedhjeve të rregullta janë optimale për një avancim të tillë të natyrës vizueletë fletëvotimit, përmes së cilit adresohen pjesët problematike të fletëvotimit, sidomos duke ditur se ende nuk është zhvilluar asnjë kampanjë për informim publik që përmban dizajnin e fletëvotimit. Kurse, përdorimi i të njëjtit fletëvotim që nga viti 2007, nuk ka bërë që ai të memorizohet nga votuesit, por përkundrazi, numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rritur vazhdimisht. Ky vendim i KQZ-së nuk kontribuon në përmirësimin e procesit zgjedhor, si dhe anashkalon një rekomandim të përsëritur tash e sa procese zgjedhore si nga raportet e misioneve vendore të vëzhgimit të zgjedhjeve, ashtu edhe të atyre ndërkombëtare. Ky vendim rrezikon po ashtu të përsërisë situatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2017, ku edhe si rezultat i dizajnit të fletëvotimeve, ishin regjistruar rreth 80 mijë fletëvotime të pavlefshme”, thuhet në komunikatë.
Demokracia në Veprim kërkon që ky vendim i KQZ-së të rishikohet dhe të ndryshohet.
“Avancimi i elementeve të procesit zgjedhor, sidomos atyre që kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek votimi, që ulin gabimet dhe votat e pavlefshme, që lehtësojnë votimin për të gjitha kategoritë e votuesve, duhet të jenë prioritet për anëtarët e KQZ-së”, thuhet tutje në komunikatë./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

24 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

26 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

30 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

9 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë