
Dogana dhe AKI realizojnë operacion kundër barnave të kontrabanduara
Dogana e Kosovë, në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, sot në Pejë dhe Gjakovë, ka realizuar një operacion të përbashkët kontrolli ndaj disa barnatoreve, për të cilat kishte
Dogana e Kosovë, në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, sot në Pejë dhe Gjakovë, ka realizuar një operacion të përbashkët kontrolli ndaj disa barnatoreve, për të cilat kishte dyshime të bazuara për posedim dhe tregtim të barnave të kontrabanduara.
Sipas njoftimit, në kuadër të aksionit, janë angazhuar shtatë njësi operative, prej të cilave një njësi ka kryer kontrolle në territorin e Gjakovës; gjashtë njësi të tjera kanë realizuar kontrolle në territorin e Pejës.
“Gjatë kontrolleve të realizuara në disa lokacione, janë evidentuar parregullsi lidhur me posedimin e medikamenteve pa dokumentacion përkatës dhe pa banderolla fiskale, ndërsa në disa lokacione të tjera nuk janë konstatuar shkelje. Si rezultat i këtij aksioni, janë sekuestruar gjithsej 988 pako medikamente, për të cilat vlera e përafërt vlerësohet të jetë rreth 10,000.00 euro. Aksioni është zhvilluar në përputhje të plotë me procedurat standarde operative dhe paraqet një tjetër angazhim konkret të Doganës së Kosovës dhe institucioneve partnere në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe inteligjencës, të vazhdojë kontrollet dhe veprimet operative ndaj çdo aktiviteti të kundërligjshëm.

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





