RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Dortmundi kërkon 150 milionë euro për talentin 19 vjeçar

Borussia Dortmund thuhet se ka vendosur një çmim prej 150 milionë euro për Jude Bellingham, me gjigantët e Bundesligës që pritet të shesin mesfushorin gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme. 19-vj

nga E.Bullaku21 shtator 202221 shtator 2022

Borussia Dortmund thuhet se ka vendosur një çmim prej 150 milionë euro për Jude Bellingham, me gjigantët e Bundesligës që pritet të shesin mesfushorin gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
19-vjeçari ka bërë 100 paraqitje për Dortmundin që nga ardhja e tij nga Birmingham City në verën e vitit 2020, duke kontribuar me 13 gola dhe 18 asistime në këtë periudhë.
Sezonin e kaluar, Bellingham ka shënuar gjashtë gola dhe dha 14 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ai ka qenë gjithashtu një lojtar kyç për BVB-në këtë sezon.
Reprezentuesi anglez ka shënuar tre herë në 10 paraqitje në nivel klubesh gjatë sezonit 2022-2023, duke përfshirë dy gola dhe dy ndeshje të Ligën e Kampionëve.
Dortmundi ka kontratë me adoleshentin deri në qershor të vitit 2025, por klubi besohet se po planifikon ta lirojë atë verën e ardhshme, gjithmonë me përfitime marramendëse.
Liverpool dhe Manchester United besohet se janë të vendosur për të nënshkruar me të riun, ndërsa mendohet të ketë interes edhe nga Real Madridi.
Sipas “The Athletic”, nuk ka asnjë klauzolë lirimi në kontratën e Bellingham dhe Dortmundi do të kërkojë një çmim prej 150 milionë eurosh për ta lënë atë të largohet.
“Ai është një superyll i ardhshëm. Jam plotësisht i bindur se ai do të largohet nga Dortmundi në vitin 2023, ndoshta në Liverpool, ndoshta në Manchester United,” ka thënë së fundmi gazetari i “Sky Deutschland”, Florian Plettenberg.
“Unë mendoj se këto janë dy skuadra që kanë shanse shumë të mira për ta marrë atë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, karakter i mrekullueshëm. Personalitet shumë i mirë.”, ka shtuar ai.
Ndërsa sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Manchester City është gjithashtu në garë për Bellinghamin, me “Citizens” që përgatiten të rivalizojnë Liverpoolin, Man United dhe Real Madridin për nënshkrimin e tij.

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
LAJMI TJETËR →
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Lexo edhe

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

15 min më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

49 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

52 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

52 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

1 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

5 orë më parë